22:29 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / OSH

Një natë para martesës, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shfaqin intimitetin e tyre në një darkë romantike

Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Barker bënë një shfaqje dashurie pasi morën pjesë në një darkë para dasmës në Ristorante Puny në Portofino, Itali, të premten.

Bateristi i Blink-182, 46 vjeç, u pa duke lëpirë me pasion ballin e 43-vjeçares, më pas duke e puthur me butësi dhe duke e mbajtur nga pas, shkruan DailyMail.

Dy zogjtë e dashuruar janë aktualisht në Itali për të nisur festimet për martesën e tyre të përfolur të fundjavës, pak kohë pasi u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara të dielën e kaluar.

Kourtney dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj trupore, e veshur me një fustan të kuq të tejdukshëm, të cilin e kombinoi me taka të ngjashme me lidhëse.

Bukuroshja me flokë ngjyrë korbi i lidhi flokët e saj lart, me disa fije flokësh të mbetura që ranë në fytyrën e saj.

Sa i përket makijazhit, ajo kishte vendosur pak rimel bronzi, një bojë për vetulla dhe buzëkuq nudo.

Kourtney – e cila është më e madhja e motrave Kardashian – dhuroi një buzëqeshje të madhe ndërsa pinte një gotë shampanjë.

Ndërkohë, Travis e futi lëkurën e tij të mbushu me tatuazhe në një xhaketë të zezë, të cilën e veshi të zbërthyer, ndërsa mbante edhe një palë syze dielli.

Muzikanti kishte si aksesorë edhe një zinxhir argjendi rreth qafës.