18:51 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një natë para se të lind foshnjën, dorëzoi projektin final për diplomim (Foto)

Synimet që njeriu vendos për veten ndonjëherë duken edhe më të vështira se sa mund të jenë menduar.

Një vajzë doli të jetë më e përkushtuar se shumë të tjera edhe pse ishte shtatzënë.

Nyzia Thomas ka arritur të përfundojë provimet e saj përfundimtare nga shtrati i saj në spital.

Nëna e saj arriti që t’i dërgojë asaj lloptopin në dhomën e spitalit, për t’u kujdesur që të arrijë t’i përfundojë edhe provimet e mbetura, transmeton Indeksonline.

Ajo është student në Johnson Country Community College në Kansas, ku edhe pritej të dorëzonte projektin e saj final për javën e ardhshme.

Studentja e cila po priste për lindjen e fëmjes së saj, u kujdes mjaft shumë që të arrinte të dorëzonte edhe projektin që kërkohej.

“Kjo nuk ishte e nevojshme sepse kisha kohë deri javën e ardhshme.Por në situatën që isha unë u desh të përfundoja për nesër, pasi qëllimi është të përpiqesha të kisha gjithçka të lënë gati.Pra nxitova që të përfundojë të gjithën”, ka thënë Nayzia.

Madje nëna e saj i kishte realizuar asaj një fotografi teksa po punonte për këtë projekt, e që vajza tha se e shpjegoi më së miri situatën e saj.

E një ditë pas përfundimit të projektit, vajza arriti që të lind një djalë të shëndetshëm por ku thotë se pati humbje të madhe të gjakut.

Nayzia kishte thënë se gjithë ia vlen pasi ishte betuar para babit të saj se do të përfundojë semestrin me notën më të lartë dhe se kjo gjë po ndodhë, ajo po diplomon me notën A dhe me një foshnje. Një frymëzim për të gjithë./Indeksonline/