14:55 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Një natë para sulmit në Vjenë, Kujtimi publikoi këtë fotografi në rrjetet sociale

Kujtim Fejzullai akuzohet për sulmin terrorist që ndodhi gjatë natës së mbrëmshme në Vjenë.

20 vjeçari ka pozuar me armë para se të vriste katër persona, kanë zbuluar zyrtaret nga Ministria e Punëve të Brendshme në Austri.

Ai kishte shpërndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, transmeton IndeksOnline.

Ai ishte burgosur në Prill 2019, pasi ishte përpjekur për t’u bashkuar me Shtetin Islamik por atij iu dha lirimi i parakohshëm në dhjetor sipas ligjit për të miturit.

Twenty-year-old Kujtim Fejzulai posted a photo on his Instagram account before the attack that showed him with two of the weapons he apparently used, Interior Minister Karl Nehammer said. The image above is being widely circulated online but has not explicitly identified as Fejzulai by the Austrian authorities

 Sipas një raporti, vrasësi nuk u gjykua i aftë për të kryer një sulm.

Fejzullai lindi dhe u rrit në Vjenë dhe ishte një nga 90 radikalët islamikë austriakë të njohur nga inteligjenca sepse ata dëshironin të udhëtonin në Siri. Ai kishte rrënjë shqiptare dhe prindërit e tij ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Policia mendoi se ai nuk ishte i aftë të planifikonte një sulm në Vjenë, derisa janë duke zhvilluar edhe më tej hetimet lidhur me rastin në fjalë. /IndeksOnline/