09:31 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Një në Gjakovë e dy në Malishevë, arrestohen për mos-veprim në bazë të dispozitave shëndetësorë gjatë COVID-19

As në rajonin e Gjakovës nuk kanë mbetur pa u arrestuar persona të ndryshëm të cilët nuk respektuan vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës lidhur me pandeminë COVID-19.

Njoftimi i policisë lidhur me të arrestuarit në bazë të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë këtij virusi.

Rr. UÇK-së, Gjakovë 22.03.2020 – 08:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Senik, Malishevë 22.03.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Panorcë, Malishevë 22.03.2020 – 21:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.