20:39 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një në pesë klinika kozmetike janë të pasigurta

Një në pesë klinika bukurie që kryejnë operacione plastike i vendosin klientët e tyre në rrezik të dëmtimeve serioze, ka gjetur një raport i ri.

Komisioni i Cilësisë së Kujdesit (CQC) paralajmëroi shumë klinika po realizojnë procedura të pasigurta – punë në hundë, zmadhime të gjoksit, operacione për humbje peshe dhe transplantime të flokëve.

Hulumtimi ka konstatuar se procedurat në këto klinika shpesh kryheshin nga një staf i pa trajnuar i cili nuk ndiqte standardet e parandalimit të infeksioneve.

Raporti gjithashtu zbuloi se disa klientëve u ishin administruar ilaçe të skaduara.

Hulumtimi analizoi klinikat e certifikuara në Mbretërinë e Bashkuar.