13:34 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Një në tre të rritur ende fle me një pellush në Britani

Një studim ka gjetur se 34 përqind e të rriturve ende fle me një lodër të butë çdo natë, ndërsa 15% pranojnë se nuk mund të flenë pa të.

17% e tyre rrëfejnë se ende përqafojnë një pellush kur janë të mërzitur dhe shumë prej tyre kur ndihen të dëshpëruar.

Studimi i kryer nga Hotpoint mori në pyetje 2 mijë njerëz dhe zbuloi se pothuajse gjysma apo 44% e tyre kanë mbajtur kukulla qoftë në shtëpinë e prindërve apo të tyre.

40% e britanikëve kanë një dhomë gjumi në shtëpinë e prindërve të tyre, e cila mbetet e mbushur me të gjitha kukullat dhe pellushët të tyre të fëmijërisë, ku pesë përqind e të rriturve kërkojnë që dhoma e tyre e gjumit të mos ndryshohet, transmeton Indeksonline.

Madje 5% prej britanikëve e marrin pelushin me vete edhe në punë. /Indeksonline/