Një nënë e përkushtuar si Zaimina! (Foto)
Këngëtarja Zaimina Vajsari duket se është duke e shijuar pafund mëmësinë.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet duke luajtur me vogëlushen e saj Khloe. Nënë e bijë nuk ndahen në asnjë çast duke shijuar momentet me njëra-tjetrën.
Çfarë bie në sy janë edhe këmbët e tonifkuara të këngëtares, e cila i ka rifituar format e saj trupore pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj.