Një nëntë vjeçar vdiq nga i ftohti
Tristan Ang, një nëntë vjeçar nga Milpitas, Kalifornia, vdiq nga komplikimet e adenovirus më 28 qershor.
Adenovirusi shkaktohet nga të ftohtit.
Familja e tij paralajmëron se shenjat e adenovirusit janë aq delikate sa edhe prindërit e shkatërruar të Tristanit – të dy infermieret – nuk e kuptonin se sa i sëmurë ishte djali i tyre.
Belle dhe Mark – të dy infermierët mendonin se me një pushim disa ditë, djali i tyre do të ishte mirë. Ata i dhanë atij Tylenol dhe Motrin për të menaxhuar ethet e tij, pasi që simptoma të tjera nuk kishte.
Zemra e tij ndaloi katër herë, dhe në herën e katërt mjekët thanë se po vdiste.
“Ai ishte shumë i shëndetshëm, dhe pastaj papritmas, iku” , tha nëna e tij.
Tristan ishte një fëmijë i buzëqeshur, aktiv dhe kishte konkurruar në një konkurs Kombëtar Taekwondo./Indeksonline/


