09:53 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Një nga aksidentet më të rënda në Amerikë, 158 automjete, shtatë viktima…!

Një nga aksidentet më të rënda të viteve të fundit në rrugët e Amerikës ka ndodhur në Luiziana.

Si pasojë e mjegullës së dendur që uli dukshmërinë në vetëm tri meta, ka patur një përplasje zingjirore e masive në autostradë.

Plot 158 automjete janë aksidentuar ndërsa kanë mbetur të vdekur shtatë persona.

Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident masiv./Indeksonline/