75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 27 Qershor 2025 / L K

Një nga baronët më të kërkuar të drogës në botë, kapet në një bunker nëntokësor

Bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, Adolfo Macías Villamar, i njohur më mirë si “Fito”, u arrestua në një bunker nëntokësor poshtë një shtëpie luksoze në qytetin bregdetar të Mantës.

Fito është kreu i bandës famëkeqe Los Choneros (e emëruar sipas qytetit Chone), e cila është kryesisht përgjegjëse për përshkallëzimin e dhunës dhe rritjen e shkallës së vrasjeve në Ekuador. Ai akuzohet gjithashtu për urdhërimin e vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023.

Policia zbuloi bunkerin gjatë një operacioni të përbashkët dhjetëorësh me ushtrinë.

Shtëpia trekatëshe ishte moderne dhe e mobiluar në mënyrë komode dhe kishte një hyrje të kamufluar në strehën e “Fitos” , e cila përmbante, ndër të tjera, një shtrat, ajër të kondicionuar dhe një frigorifer.

Kreu i bandës nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit të tij dhe u dërgua me helikopter në qytetin port të Guayaquil, ku u transferua në një burg të sigurisë maksimale./Indeksonline/