Një nga femrat më seksi në botë ndahet nga bashkëshorti, kjo është arsyeja

Modelja e njohur amerikane, Emily Ratajkowski, i ka dhënë fund martesës me Sebastien Bear – McClard.
Kjo pasi thuhet se ai e kishte mashtruar dhe tradhtuar atë, transmeton Indeksonline.
31 vjeçarja e cila njihet si njëra nga femrat më seksi në botë, thuhet se ka bërë kërkesën për divorc.
Thashethemet nisën kur Emily u pa për herë të parë pa unazën e martesës në gisht.
Një burim për “Page Six”, tha se bashkëshorti e kishte mashtruar atë.
Revista “People” tha: “Ata u ndan këto ditët e fundit. Ishte vendimi i Emit. Ajo po e vazhdon jetën shumë mirë. Është e fortë dhe e fokusuar tek djali i saj”./Indeksonline/
