11:48 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Një nga fustanet më të bukura të “Cairo Film Festival 2020” vlerësohet edhe fustani i Lia Stubllës

Ka filluar në Egjipt festivali prestixhioz “Cairo Film Festival 2020”. Personazhe të njohura të botës arabe do të jenë të pranishëm deri me 10 dhjetor.

Mediat kanë vlerësuar veshjet më të mira të artistëve në këtë festival.

Një nga më ta vlerësuarat ka qenë këngëtarja e famshme, Mai Selim, fustanin e të cilës e ka bërë stilistja kosovare, Lia Stublla.

Këtë sukses e ka publikuar në storien e saj edhe vetë Lia e cila sigurisht që do të ndihet e lumtur./Indeksonline/