17:53 / E Hënë, 11 Shkurt 2019

“Një nga netët më të këqija në jetën time”

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka kërkuar falje për humbjen më të thellë në histori të Chelseat në Premier League.

Ai është shprehur i turpëruar dhe e ka quajtur të dielën si njërën ndër netët më të këqija në karrierë.

“Është tepër frustruese. Dua t’i kërkoj falje tifozëve të Chelseat. Ajo ishte një nga netët më të këqija në karrierën time. Kur humbë 6-0 duhet ta pranosh që nuk ke luajtur mirë. Kjo është e papranueshme” u shpreh Azpilicueta. /Indeksonline/