09:52 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Një nga njerëzit më të rëndësishëm të “Fast and Furious” akuzohet për ngacmim seksual

Regjisori i “Fast and Furious” , Rob Cohen po përballet me akuzat për ngacmim seksual.

Ka qenë aktorja, Asia Argento ajo e cila ka akuzuar ka akuzuar Cohen në gazetën italiane ‘Il Corriere della Sera’ javën e kaluar. Ajo vuri në dukje se ishte hera e parë që po fliste publikisht në lidhje me pretendimin e përdhunimit nga regjisori ndërsa punonte me të në filmin “xXx” së bashku me Vin Diesel dhe Samuel L. Jackson.

“Në atë kohë, me të vërtetë nuk e dija se çfarë ishte. U zgjova në mëngjes lakuriq në shtratin e tij” -tha ajo.

Në përgjigje të akuzave, Cohen bëri një deklaratë për Deadline duke mohuar kategorikisht rrëfimin e saj.

“Cohen kategorikisht e mohon akuzën e Asia Argento për sulm seksual, si absolutisht të rreme”, thuhet në deklaratë. “Kur ata punuan së bashku, ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune dhe Rob e konsideroi atë si një mike, kështu që ky pretendim që daton nga viti 2002 është befasues, veçanërisht duke pasur parasysh ato që janë raportuar në lidhje me të në vitet e fundit”.