Një nga opsionet se si mund të duket iPhone 9 (Video)
Kanali i YouTube “EverythingApplePro” ka postuar një video që tregon imazhe të pabesueshme se si mund të duket iPhone i ri, bazuar në thashethemet dhe rrjedhjet momentale.
Janë vetëm disa muaj që Apple lançoi “iPhone X”, por imazhet e rrjedhura tashmë po japin një paraqitje të shkurtër të asaj se si mund të kemi në dyqan modelin e ardhshëm të Apple.
Video zbulon tre modele – një me ekranin më të madh, një të njëjtën madhësi si iPhone X dhe një model më i vogël.
Bazuar në praktikën që Apple ka ndjekur deri më tani, pritet që në muajin shtator të publikoj iPhone 9. /Indeksonline/