22:06 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Një nga tifozët e zjarrtë të Bryant i mbytur në lot: Pusho në paqe heroi im!

Në moshën 41 vjeçare, është shuar ylli i basketbollit, Kobe Bryant.

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ka vdekur pas një përplasje me helikopter.

Sipas TMZ, ylli i NBA po udhëtonte me 4 persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, përcjellë Indeksonline.

Vdekja e hershme ka prekur gjithë botën, ndërsa një nga tifozët e tij, nuk mund të ndalojë lotët teksa thotë që nuk po e beson lajmin.

“Kobe Bryant vdiq në rrëzimin e helikopterit. Jam shumë, shumë keq. Unë kam qarë për 1 orë. Unë nuk mund të vij në vete. Lajmet fatkeqësisht janë verifikuar.

Unë e kam shikuar atë që kur isha 7 vjet. Unë kisha qarë aq shumë kur ai la basketbollin. Ndihem vërtet keq.

Kobe Bryant është heroi im i fëmijërisë. Do më mungojë shumë. Pusho në paqe heroi im”, thotë tifozi i trishtuar./Indeksonline