10:25 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një nga urimet më të veçanta që i ishte bërë Kosovës nga ushtarët britanik në Skotlandë

Kosova sot shënon 12 vjetorin e pavarësisë. Pas shumë viteve sakrifica, shteti i Kosovës arriti që të shpallë pavarësinë, në mënyrë që të vazhdojë rrugën e shtet-ndërtimit.

Padyshim se rëndësia e shpalljes së pavarësisë nuk do të zbehet asnjëherë dhe do të transmetohet nga gjenerata në gjeneratë.

Shumë miq kanë uruar tashmë Kosovën në këtë 12 vjetor, por një urim tejet i veçantë u bë edhe nga disa ushtarë.

Por një nga urimet më të veçanta mbetet ai i realizuar dy vite më parë, në 10 vjetorin e pavarësisë.

Në një video të publikuar në internet nëntogeri Ismail Hoxha, pjesëtarë i Forcë së Sigurisë së Kosovës i cili asokohe ishte në Skotlandë ka uruar të gjithë shqiptarëve shënimin e kësaj date.

Ky urim edhe më i përmbushur u bë me flamurin që mbanin ushtarët britanik e që uronin zëshëm Kosovën./Indeksonline/