10:17 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një nga vendet më të varfra në botë, mbreti u blen makina luksoze 14 grave të tij

Anëtarët e opozitës kanë thënë se me këtë veprim, mbreti i nënçmon të varfërit në vendin e tij, Zvaziland.

Mbreti Msvati III ka importuar 19 Rolls Royce dhe 120 BMW, të cilat kanë nisur të dërgohen në fillim të muajit.

Sipas dëshmitarëve, makinat janë të reja dhe të shtrenjta dhe banori mesatar i Zvazilandit do të duhej të punonte për 70 vjet për ta paguar një.