Një numër protestuesish mblidhen edhe para Gjykatës Speciale

Nga ora 14:00 do të nis protesta për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Protesta pritet të mbahet jo te Gjykata Speciale, por në afërsi të saj, për arsye të sigurisë. Por , një numër qytetarësh janë mbledhur para Gjykatës Speciale.
Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës.
Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
