18:24 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Një objekt alienësh gjendet në SHBA?

Në ujërat e Oqeanit Atlantik pranë Karolinës së Jugut, është zbuluar një objekt misterioz që nxiti teoritë e ndryshme të përdoruesve të internetit. Shumë dyshuan se ishte një objekt i huaj.

Një organizatë jo-fitimprurëse për mbrojtjen e delfinët Lowcountry panë një objekt misterioz të cilin valët e kishin sjellë në bregdet në Seabrook Island, dhe pastaj publikoi foto në Facebook.

Objekti është i madh, në formë cilindrike dhe duket sikur është bërë prej betoni, por organizata shpalli zyrtarisht se nuk bëhej fjalë për material të fort.

“Kur ju e prekni, e kuptoni se është i butë si shkumë,” thanë ata, duke shtuar se objekti shumë shpejt është larguar nga lokacioni me urdhër të zyrtarëve të qytetit.

Organizata i kërkoi të gjithëve të identifikojnë objektin misterioz dhe mijëra njerëz shprehin dyshime se ishte një anije kozmike ose një vend për hedhjen e mbeturinave.