13:28 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / L K

Një objekt është përfshirë nga zjarri në “Breg të diellit”

Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë.

Sipas raportimeve zjarri është shkaktuar nga njehsorët e rrymës.

Ekipa e zjarrfikëseve ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.

Ndërsa, shihet se një objekt është shkatërruar, përcjell IndeksOnline.