Një orë para fillimit të ndeshjes, “blindohet” Air Albania

Do të startojë në orën 20:00, sfida mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
1 orë nga startit i takimit bien në sy masa e rrepta të sigurisë në perimetrin e stadiumit, ku nuk mungon as aparati i ndalimit të valëve, për të penguar mundësinë e ngritjes së ndonjë droni.

Nuk lejohet që asnjë individ të afrohet pranë stadiumit “Air Albania” pa pasur akreditimin për këtë ndeshje.
