75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / S Z

Një orë para nisjes, presidentja Osmani i jep mbështetje të fuqishme protestës për çlirimtarët

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  në ceremoninë e parakalimit të  Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në 18- vjetorin e pavarësisë ka thënë se mbështet fuqishëm marshin, i cili do të mbahet pas pak në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, me moton: “Drejtësi, jo politikë”.

“Pas pak do të mbahet marshi për drejtësi. Si presidente i jap mbështetje të fuqishme këtij marshi. Qyetetarët tanë s’kërkojnë asgjë tjetër pos drejtësisë. Qytetarët e dinë mirë që mbrojtja e luftës sonë, është mbrojtje e shtetit. UÇK-ja është veprimi i përgjakur i popullit tonë, nga i cili s’do të heqim dorë asnjëherë”, tha Osmani..