75 Mall Live Search
09:14 / E Diele, 11 Maj 2025 / H F

Një orë para seancës, “zog as sorrë” para Kuvendit

Një orë para nisjes së seancës konstituive të legjislaturës së re, oborri i Kuvendit të Kosovës është i qetë.

Me fillim nga ora 10:00, deputetët do të mblidhen, siç kanë bërë çdo 48 orë që nga 15 prilli, për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve, shkruan IndeksOnline.

Seanca, e kryesuar nga Avni Dehari, do të përpiqet të çojë përpara këtë proces, që është zvarritur mes bllokadash politike.

LVV si partia me më së shumti vota nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këmbëngul në propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Ky emër po has në kundërshtime nga opozita.

Ndërkohë, ngërçi politik vazhdon të thellohet, duke krijuar seanca të gjata e maratonike që mbajnë peng procesin e formimit të institucioneve.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet seanca e sotme.