75 Mall Live Search
18:56 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / MSH

Një orë pritje në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë

Janë zgjatur pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Ato tashmë po shkojnë deri në një orë.

Kolona për dalje nga ky pikëkalim kufitar është 700 metra.

Në përditësimin paraprak nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga pika kufitare e lartcekur arrinin në gjysmë ore.

Për dallim nga Dheu i Bardhë, pritjet në pikëkalimet e tjera kufitare janë 3 deri në 10 minuta.

Përditësimi i fundit lidhur me pritjet është bërë 30 minuta më parë, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.