75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një organizatë në Prishtinë, u jep mësime të Kuranit fëmijëve pa licencë e autorizim

Në mbledhjen e katërt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Prishtinës, Policia e Kosovës tregoi gjendjen e sigurisë.

Shkelzen Xhafa, komandant në stacionin Qendra në këtë mbledhje shprehu shqetësimin për një organizatë jo qeveritare.

“Jemi duke hetuar një organizatë të palicencuar në Komunën e Prishtinës, e cila po u jep fëmijëve mësime të Kuranit pa ndonjë autorizim apo licencë”, tha Xhafa.