75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / H F

Një pamje si përrallë për Agnesën, mjeshtëria e Dafina Nezirit në detaje

Një natë plot emocione, elegancë dhe momente të paharrueshme u shënua mbrëmë, ku Agnesa Behluli, vajza e ikonës së muzikës shqiptare Shkurte Fejza, kurorëzoi dashurinë e saj në një dasmë madhështore.

Në këtë ditë të veçantë, për bukurinë dhe paraqitjen e nuses u kujdes ekipi i Dafina Nezirit, të cilët me shumë profesionalizëm dhe përkushtim krijuan një pamje perfekte për Agnesën, shkruan IndeksOnline.

Nga grimi elegant deri te stilimi i kuruar me kujdes, çdo detaj u punua me shije dhe precizitet, duke nxjerrë në pah bukurinë natyrale të nuses.

Agnesa u shfaq rrezatuese, elegante dhe plot hijeshi, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të mrekullueshme.

Dafina Neziri dhe ekipi i saj edhe një herë dëshmuan talentin dhe nivelin e lartë profesional, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së Agnesës.