Një Papë i ri është zgjedhur zyrtarisht, ndërsa tym i bardhë del nga Kapela Sistine

Pas disa raundeve votimi në konklavën e mbledhur në Vatikan, kardinalët e Kishës Katolike kanë zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut.
Të enjten pasdite, pak minuta pas orës 18:00, tymi i bardhë që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine konfirmoi për mbarë botën se një Papë i ri është zgjedhur.
Papa i ri tashmë do të dërgohet në një dhomë të vogël pranë Kapelës Sistine, ku do të veshë rrobat e bardha papnore./Indeksonline/