18:22 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Një partner që gërhet mund t’ju shkurtojë jetën!

T’i ankohesh partnerit se të gërhiturat e tij nuk ju lënë të flini, është mëse normale dhe mëse e justifikueshme. Është stresuese e irrituese të të dalë gjumi e ta kesh të pamundur të flesh. Të privohesh nga orët e plota të gjumit, mund të shoqërohet me një sërë efektesh të padëshirueshme dhe qeskat nën sy apo lodhja e ditës së nesërme , janë ndër efekte më të lehta sipas shkencëtarëve. Duket se një partner që gërhet, mund të na shkurtojë jetën.

Sipas një artikulli të New York Post, të botuar fillimisht nga The Sun, deri në 20 milion britanikë janë privuar nga gjumi falë partnerëve të tyre që gërhisin ! Ndërkohë  sipas të dhënave të raportit nga aplikacioni Sleep Cycle 52% e grave amerikane zgjohen të paktën 2 herë gjatë natës nga partneri që gërhet.

Artikulli përmend gjithashtu një studim të bërë në 2015 nga College of Science në Londër, i cili analizoi lidhjen midis zhurmave të  larta (tek ata që jetonin afër rrugëve të zhurmshme) dhe jetëgjatësisë. Studimi zbuloi se ekspozimi i gjatë ndaj zhurmës çon në një rrezik të vogël në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe atakeve tek pacientët e moshuar. Një studim edhe më i vjetër nga viti 2008 tregoi se presioni juaj i gjakut mund të rritet po aq shumë nëse flini pranë një personi që gërhet fort, siç do të ishte nga të dëgjuarit e një avioni që ulet. Kur kuptoni se presioni i lartë i gjakut është një faktor i njohur rreziku për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, sëmundjet e veshkave, kuptojmë gjithashtu se nuk është një shenjë e mirë…

Sigurisht, kjo nuk përfshin ndikimin emocional apo stresin që shkakton të nësermen, pagjumësia.

Gërhitja e rëndë mund të jetë ndonjëherë një shenjë e apneas së gjumit – një gjendje e rrezikshme në të cilën frymëmarrja juaj ndalet për pak sekonda gjatë kohës që flini. Është më e zakonshme tek burrat sesa gratë dhe aq më tepër tek burrat mbipeshë.