75 Mall Live Search
17:02 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Një partner si aktori turk, shpenzon 1 milion euro për të ia plotësuar dëshirën gruas

Aktori turk, Kivanç Tatlitug është një prej meshkujve më të preferuar e të komentuar në Turqi.

Ai është ndër më të suksesshmit e të talentuar me projekte të shumta në seriale e filma duke e bërë kështu edhe ndër më të paguarit në kinematografin turke.

Përveç në seriale, 36 vjeçari është edhe imazh i markave të njohura, së fundi ai u pagua me 1 milion euro për reklamën e veshjeve të markës Mavi.

Dhe me parat e fituara aktori po i shpenzon për të ia plotësuar dëshirën bashkëshortes së tij, Basak Dizer e cila është një stiliste shumë e njohur në Turqi.

Tatlitug ka thuhet se ka marrë me qera një butik në Bodrum, ku bashkëshortja e tij po mendon të zgjeroj biznesin e saj si kreatore e modës dhe ai nuk ka kursyer ndihmën e tij të pakusht për partneren./Indeksonline/