75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / MSH

Një pasagjer grabit para nga një shofer taksie

Një rast i grabitjes ka ndodhur të hënën mbrëma në Prishtinë.

Një shofer taksie ka raportuar në polici se një pasagjer i ka grabitur 60 euro para të gatshme, raporton Indeksonline.

Ankuesi ka deklaruar se, pasi ka kryer një shërbim taksie ndaj të panjohurit, i njëjti e ka kanosur atë dhe i ka grabitur paratë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”./Indeksonline/