75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / indeksADMonline

“Një pasdite, çaj me miq”, Limaj takohet me Lushtakun, a po bëhen bashkë miqtë e vjetër?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.

Fotoja është postuar nga, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Një pasdite, çaj me miq”, ka shkruar Nura.

Kohëve të fundit është diskutuar gjithnjë e më shumë për rikthimin e Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.

Vet Lushtaku në një intervistë për medie kishte thënë se Limaj i duhet PDK-së dhe Kosovës.