75 Mall Live Search
20:58 / E Diele, 13 Prill 2025 / FR

Një pasdite e zakonshme në Obiliq, tym i zi nga termocentralet (Pamje)

Qyteti i Obiliqit edhe këtë pasdite është përfshirë nga re të mëdha tymi që vijnë nga termocentralet, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Qytetarët e kësaj komune vazhdojnë të jenë ndër më të prekurit nga ndotja e ajrit në vend. 

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet qartë tymi i dendur që del nga oxhaqet e termocentraleve, një dukuri që fatkeqësisht është bërë pjesë e përditshmërisë në këtë zonë.

Banorët shprehen të shqetësuar për ndikimin afatgjatë që kjo ndotje mund të ketë në shëndetin e tyre, sidomos te fëmijët dhe të moshuarit.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/