Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest, ndeshje kjo e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Rumanisë.
Golin për Clujin e shënoi Meriton Korenica në minutën e 37’të, shkruan Indeksonline
Mesfushori kosovar kishte mundësi të shënonte dhe golin për 1:2, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, Kore ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste në elitën e futbollit rumun./Indeksonline/