75 Mall Live Search
17:34 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / C E

Një penallti ia siguron fitoren Bayernit përballë Augsburgut

Bayern Munich ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Augsburgut, e vlefshme për javën e 29-të në Bundesligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa gola,.

Ndërkohë, goli i fitores erdhi tek në minutën e 82-të, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua Robert Lewandowski.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

Në anën tjetër, Augsburg mbetet i 14-ti me 32 pikë të grumbulluara.