Një përleshje e madhe ndodhi në fund të ndeshjes Ballkani – Llapi (VIDEO)

Ballkani ka arritur të fitoj Superkupën e Kosovës në futboll, pasi mposhti Llapin me rezultat inimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Lumbardh Dellova në minutën e 62-të, shkruan IndeksOnline.
Por pak sekonda pa përfunduar takimi, pati një përleshje të madhe mes skuadrës së Ballkanit dhe Llapit.
Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Dellovës.
Pastaj u përfshin edhe Alef Firmino e Lindon Emërllahu, teksa gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq./IndeksOnline/