Një person vetëvritet në ballkonin e shtëpisë, në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës një person ka bërë vetëvrasje në ballkonin e shtëpisë në Prizren, saktësisht në Skorrobisht, shkruan IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Skorrobisht, Prizren 02.07.2020-13:15. Është raportuar se në ballkonin e shtëpisë e tij është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë ai./IndeksOnline/