13:43 / E Enjte, 30 Maj 2024 / MSH

Një person bie në motorin e avionit në aeroportin e Amsterdamit

Një person ka ndërruar jetë pasi ra në një motor avioni në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Incidenti ndodhi pasditen e djeshme, shkruan CNN-i.

“Një incident ndodhi sot pasdite në platformën e Schiphol [aeroportit] ku një person ra në një motor avioni që funksiononte dhe vdiq”, tha policia ushtarake mbretërore e Holandës në një postim në platformën e mediave sociale X të mërkurën.

Policia shtoi se po heton rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse viktima ishte pasagjer apo punonjës.

Pasagjerët ishin në bordin e avionit të nisur për në Billund, në Danimarkën Qendrore, kur ndodhi incidenti fatal. Policia ushtarake shtoi se pasagjerët dhe punonjësit zbritën nga avioni, me kujdes të shtuar.