Një person bie nga një repart i QKUK-së, deklarohet Policia

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti ka rënë nga një reparti spitalit në QKUK.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.