Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF në Rahovec

Policia raporton se një person pa shenje jete është dërguar të premten në QKMF në Rahovec.
Sipas raportit, ai është dërguar nga një kalimtar rasti, pasi viktimës iu kishte përkeqësuar gjendja duke ecur në rrugë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.