75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 06 Shtator 2024 / k.v

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia interviston dy persona

Të enjten pasdite, një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

Mjekët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.

Dy persona janë intervistuar ndërsa hetimet ende po vazhdojnë, transmeton IndeksOnline.

“Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit rasti është klasifikuar “hetim mbi vdekjen”./IndeksOnline/