75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / L K

Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, polica nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti shkon nën hetime.

Ndërsa, rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:00.

“Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.