75 Mall Live Search
14:46 / E Premte, 03 Korrik 2026 / A

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Një person raportohet se është plagosur me thikë sot në Drenas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

Dyshohet se deri te plagosja me thikë erdhi pasi dy persona ishin përfshirë paraprakisht në aksident trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin.

“Rreth ores 11:00 e kemi pranu informaten qe nje person eshte lendu nga nje mjet i mprehte. I njejti ka pranu tretman mjekesor”, është shprehur ai.