Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Kojskë të Lipjanit
Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi i ka dhënë fund jetës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kojskët ë Lipjanit, ndërsa viktima raportohet të jetë rreth moshës 60-vjeçare, transmeton IndeksOnline.
Sipas informatave fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Policia ende nuk është deklaruar për rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim./IndeksOnline/

