75 Mall Live Search
09:07 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / F.R

Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – autorët në arrati

Policia e Kosovës ka raportuar se një person dyshohet se është sulmuar me thikë nga disa persona të paidentifikuar në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima është duke marrë tretman mjekësor.

Personat e dyshuar gjenden në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga Policia.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Prishtinë 06.02.2026 – 20:38. Viktima mashkull kosovar, është duke marrë tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht  me thikë, nga person-a të dyshuar të paidentifikuar të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.