Gjen gruan e xhaxhait pa shenja jete, në Gjakovë
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se është duke u bërë një hetim vdekjeje.
Hetimi po bëhet rreth një rasti që ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person ka raportuar se kishte gjetur gruan e xhaxhait pa shenja jete.
“Gjakovë 29.06.2020-15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij viktimë femër nga Kosovaa është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Ndryshe, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet./Indeksonline