Një person gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë.
Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se rrethanat e rastit ende nuk dihen dhe se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Hetim mbi vdekjen. Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Rrethanat e rastit ende nuk dihen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

