Një person është lënduar si pasojë e aksidentit në Dragodan

Minuta më parë ka ndodhur një aksident, në rrugën Ahmet Krasniqi, në lagjen Arbëria, në Prishtinë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Policia e Kosovës.
Në këtë aksident, një person ka pësuar lëndime, dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Me date 06.03.2020 rreth ores 21:10 ne rr “Ahmet Krasniqi” ka ndodhur nje aksident trafiku ku te perfshira kane qene dy vetura. Si pasoje e ketij aksidenti nje person ka pesuar lendime dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, tha Rexhepi./Indeksonline/