13:00 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një person gjendet i varur në litar, në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i varur në litar.

Viktima është identifikuar dhe i takon nacionalitetit serb. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se për shkaqe të panjohura, viktima mashkull K-Serb, është gjetur i varur në litar. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.