75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / L K

Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u mundua ta shuante zjarrin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Rezall të Skenderajit.

Sipas raportit të PK-së, viktima dyshohet se ishte duke u munduar ta shuaj zjarrin në mal, pronën e tij.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.  Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj  zjarrin që  ishte duke u djegur një  fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij,  e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.